Më 20 mars 2019, mësimdhënëset Daniela Stefanovska dhe Hatixhe Memeti me nxënësit e klasës së parë realizuan aktivitetin ditor “Lulishte” nga tema mujore “Lule më lule” në kuadër të Eko sekcionit të Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Aktiviteti filloi me lojë hyrëse të cilin nxënësit e luajtën në çifte dhe përmes kësaj ata zbuluan temën e aktivitetit. Pastaj, nxënësit të ndarë në grupe krijuan lule të shumëllojshme, duke shfrytëzuar letra me ngjyrë, kollazh dhe pjata plastike.

Qëllimi i aktivitetit është nxitja e nxënësve për ndjekje të pavarur të ndryshimeve në natyrë, zgjerim i përvojës së fëmijëve për paraqitjet në natyrë si dhe perceptimi i lidhshmërisë midis tyre, sensibilizimi i nxënësve për mënyrat e shumta për të shfrytëzuar materialet nga mbeturinat në shtëpi, si dhe nxitja e origjinalitetit dhe kreativitetit tek fëmijët gjatë krijimit të produkteve të reja me materiale të plastikës.