Në suaza të eko sekcionit, më 17 dhe 19 mars 2018, mësimdhënëset Zejnepe Bajrami dhe Merlin Stojanovska zbatuan aktivitetet e integruara jashtëmësimore në temat “Lulebora e parë” dhe “Eko-porositë”. Qëllimet e aktiviteteve ishin: inkurajimi për krijimin artistik me materiale të ndryshme si dhe zhvillimi i bashkëpunimit të ndërsjellë dhe respektimi i  shokëve të grupit.

“Në pjesën kryesore të aktivitetit “Lulebora e parë” fëmijët ndahen në katër grupe me nga pesë nxënës , ndarja bëhet sipas ngjyrës së fletës të cilët do ti tërheqin vet paraprakisht të përgatitura nga ne. Jepen udhëzimet për përpunimin e luleborës secili grup në mënyra të ndryshme sipas aftësive për kreativitet , gjatë kësaj i inkurajojmë dhe u ndihmojmë gjatë punës së tyre. Në fund vendosen punimet e nxënësve në pano ku do të kenë mundësinë nxënësit ti shikojnë dhe ti komentojnë punimet e tyre”. Z. Bajrami dhe M. Stojanovska