Më 21 qeshoe 2011 në komunën e Vasilevës u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim mes QDN Shkup dhe komunës së Vasilevës. Marrëveshja u nënshkrua nga ana e Sasho Stojkovskit- drejtori ekzekutiv i QDN Shkup dhe Vanço Stojanov- prefekti i komunës së Vasilevës.

Projekti do të realizohet në shkollën fillore të komunës Goce Dellçev në f. Maalla e re dhe në të do të përfshihen nxënës të klasës së gjashtë. Nga fundi i muajit shtator të këtij viti, projekti do të prezentohet para prindërve të nxënësve ndërsa fillimi zyrtar i projektit do të jetë gjysmën e pare të muajit tetor të këtij viti.

Në rast se projekti i tregon rezultatet e pritura, në vitin e pare, prefekti shprehi dëshirë që i njejti të zgjërohet dhe në shkollën fillore në f. Angellci, kumuna Vasilevë.

Projekti realizohet me kontribut financiar të komunës së Vasilevës.