(02.11, 2009) Më 02 Nëntor, në shkollen tonë u mbajt një mbledhje me të gjithë prindërit e nxënësve të klasës së parë dhe dytë.
Në mbledhje u zgjodhën anëtarët e rinj të Këshillit të prindërve të shkollës, (plotësim me prindër të nxënësve të gjeneratës së re) dhe u përcaktuan afatet për fillimin e kurseve nga lënda e informatikes dedikuar për prindërit (nënat dhe etërit). Nga ana e NDC Shkup prindërit u informuan se në periudhen prej 1 deri 5 dhjetor për prindërit e nxënësve të klasës së parë do të organizohet vizitë studimore në Norvegji.