Gjatë muajit shkurt 2019, mësimdhënëset Dijana Petkoska dhe Valbona Stafai, me nxënësit e klasës së shtatë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Me muzikë nëpër kohë” nga Sekcioni i muzikës i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Gjatë këtyre aktiviteteve, nxënësit patën mundësi të shoqërohen dhe të mësojnë më shumë rreth zhanrit Xhaz të muzikës.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: nxitja e klimës emocionale pozitive në grup, nxitja e potencialeve krijuese te nxënësit nëpërmjet të krijimtarisë dhe të shprehurit të pavarur muzikor dhe sensibilizimi i nxënësve për identifikimin e komponentit estetik dhe vlerave artistike te llojet e ndryshme të realizimeve muzikore.