Gjatë periudhës 20-23 nëntor, 2018, delegacioni i përbërë nga përfaqësues të QDN Shkup, mësimdhënës dhe drejtorë nga Nansen model shkollat, morrën pjesë në vizitë studimore në Belfast të Irlandës Veriore. Delegacioni u mirëprit nga stafi i Këshilli për arsim të integruar i Irlandës Veriore (KAIIV) ndoqi prezentimin e organizuar nga znj. Pula Mekëlluejn e cila prezantoi historinë dhe zhvillimin e arsimimit të integruar në Irlandën Veriore. Gjatë vizitës, delegacioni vizitoi Shkollën Fillore të Integruar “Forge” ku u mirëpritën nga drejtori i shkollës, z. Neville Uatson dhe stafi i shkollës. Grupi gjithashtu vizitoi Shkollën Fillore të Integruar “Millennium” ku drejtori i shkollës z. Barry Corrigan mbajti prezantim dhe së bashku realizuan vizitë të objekteve të shkollës. Mësimdhënësit dhe drejtorët e Nansen model shkollave kishin një mundësi të shkëlqyeshme për t’u njohur nga afër me punën e shkollave të intergruara në Irlandën Veriore dhe me përpjekjet që janë bërë për të avancuar punën e shkollave ndër vite.

Si pjesë e vizitës në Belfast, drejtori ekzekutiv i QDN Shkup, z. Sasho Stojkovski mbajti prezantim  në Zyrën e Komisionit Europian në Belfast për historinë dhe zhvillimin e modelit Nansen për arsim interkulturor dhe impaktet e tij në sistemin arsimor të Maqedonisë. Në këtë prezantim morrën pjesë përfaqësuesit e sektorit për edukim, stafi i KAIIV, Fondacioni i Arsimit të Integruar dhe mësimdhënësit.

Delegacioni i udhëhequr nga QDN Shkup me shumë kënaqësi morri pjesë në kremtimin e ngjarjes “Tregimet e mëdha të vogla” si dhe në promovimin e librit “Aty nuk kishte banka” organizuar nga Këshilli i arsimit të intëgruar të Irlandës Veriore dhe e drejatuar nga drejtori ekzekutiv i KAIIV Roisin Marshall në Kolegjin Lagan.

QDN Shkup falenderon përzemërsisht stafin e KAIIV si dhe gjithë miqtë dhe mbështëtësit nga Irlanda Veriore për mbështetjen e vazhdueshme gjatë gjithë këtyre viteve për përpjekjet e përbashkëta për ta përimirësuar arsimin duke promovuar interkulturalizmin, integriminin dhe inkluzionin.