Më 11 nëntor, 2013, mësimdhënëset nga shkolla fillore “Sllavço Stojmenski” nga komuna e Vinicës të cilat do të jenë të inkuadruara në projektin modeli Nansen për arsimim të integruar vizituan shkollën fillore “Marshall Tito” në Strumicë ku morën pjesë në një aktivitet të integruar jashtëmësimor i përgaditur nga arsimtarët Ljubinka Cvetanova, Daniela Miteva dhe Mjedin Usinov. Aktiviteti u përgadit dhe realizua dygjuhësisht (në gjuhën maqedonase dhe turke) dhe është pjesë përbërëse e aktiviteteve të rregullta të cilat implementohen sipas modelit Nansen për arsimim të integruar. Arsimtaret nga Vinica kishin rast të mirë të njihen nga afër me modelin dhe ti shikojnë rezultatet pozitive nga aktivitetet e integruara jashtëmësimore.
Shkolla fillore “Sllavço Stojmenski” së shpejti do të fillojë me aplikimin e modelit Nansen për arsimim të integruar dhe për këtë qëllim, kuadri arsimor i cili do të jetë përgjegjës për implementimin e aktiviteteve të projektit është i inkuadruar në trajnimet bazike për arsimim të integruar në suaza të Qendrës për trajnim pranë QDN Shkup.