Në periudhën 28 -30 nëntor, 2012 nxënësit e shkollës së mesme profesionale të Integruar “Mosha Pijade” (paralelet e disperzuara në f. Preljubishtë, Jegunovcë)- Hristijan Simjanovski, Erblin Ameti, Miroslav Savevski dhe Rexhep Iljazi të shoqëruar nga profesori Nebojsha Tërpkovski kanë ndjekur mësime praktike në Departamentin për elektriçistë në Sogn Shkollën e Epërme profesionale në Oslo, Norvegji.Qëllimi i vizitës studimore ishte të njihen me programet dhe kurrikulat mësimore praktike, për të mësuar diçka të re nga lëndët e TI dhe TE, si dhe për të shkëmbyer përvojën me nxënësit- moshatarë nga Sogn Shkolla. Kjo vizitë studimore praktike ju ndihmoi nxënësve dhe shkollës së mesme e integruar në Maqedoni të fitojnë përvoja të reja dhe ide që mund të zbatohen më tej në kurrikulat shkollore. Kjo vizitë studimore u organizua dhe financua nga QDN Shkup.

Në Shkollën e mesme profesionale në Maqedoni, nxënësit kanë janë të trajnuar kryesisht në aspektin teorik. Në Shkollën profesionale Sogn ata ishin të përfshirë në të gjitha orët praktike si dhe seminare duke inkuadruar dhe Vg1 ELDD. Përveç moduleve trajnuese praktike, nxënësit nga Jegunovci kaluan një ditë të plotë me nxënësit e klasës së 10 Sogn Shkolla e Epërme me të cilët vijuan disa kurse. Pjesa praktike u vlerësua tejet pozitivisht nga nxënësit.
Përveç trajnimit praktik profesional, studentët gjithashtu morrën pjesë në aktivite jo-formale: ndeshje futbolli, basketbolli, kurse për ndërmjetësim gjatë konflikteve si dhe vizitë në Holmenkollen.