Më 10 nëntor 2017 mësueset Tijana Bajraktarska dhe Hurmet Ala realizuan një aktivitet ndërkulturor së bashku me nxënësit e klasës së tretë të përfshirë në projekt. Aktiviteti u zhvillua si pjesë e pjesës së programit “Njihu me Maqedoninë”. Qëllimet e aktivitetit ishin: nxitja e marrëdhënieve bashkëpunuese në grup me një strukturë etnike heterogjene; prezantimi i këngës tradicionale maqedonase “Jovano, Jovanke”.