Më 21 dhe 28 shkurt 2018, mësueset Radica Acevska dhe Mirsada Idrizi realizuan aktivitetin jashtëmësimor të planifikuar në suaza të temës mujore “Britania e Madhe”. Qëllimet dhe objektivat e aktivitetit ishin: njohja e studentëve me vendndodhjen gjeografike të Britanisë së Madhe; zbulimi i simboleve shtetërore, si dhe mbështetja e interesimit të fëmijëve për të mësuar gjuhën angleze; nxitjen e interesit për studimin e veprave letrare për fëmijë nga autorë anglez; njohja e nxënësve me lloje të ndryshme të ndërtesave, vendeve historike dhe monumenteve në Britaninë e Madhe.