Më 19 dhe 26 prill 2018 mësimdhënëset Gordana Tomeska dhe Suzana Veseli zbatuan aktivitetet interkulturore si pjesë e Eko-sekcionit i cili realizohet me nxënësit. Qëllimet e aktiviteteve jashtëmësimore ishin:

  • nxitja e bashkëpunimit të suksesshëm reciprok në grup dhe në tandem;
  • kultivimi i një klime pozitive socio-emocionale në grup;
  • inkurajimi i nxënësve për komunikim joverbal në një mjedis dygjuhësor;
  • përforcimi i vetëbesimit të nxënësve;
  • promovimi i origjinalitetit, krijimtarisë së fëmijëve;
  • zhvillimi i një qëndrimi të përgjegjshëm dhe aktiv ndaj detyrave të grupit;

Nxënësit me shumë kënaqësi realizonin punimet ndërsa bashkëpunonin dhe ndihmonin njëri-tjetrin. Përveç promovimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, ndihmës dhe shoqërimit ndërmjet nxënësve, qëllimi i aktivitetit ishte që të inkurajojë nxënësit që të kujdesen për natyrën dhe kafshët.