Gjatë tetorit dhe nëntorit 2017, si pjesë e programit Paqe dhe tolerancë, mësueset Zaharica Rujanoska, Maja Miteva-Petroska dhe Todorka Nane organizuan aktivitete të projektit sipas modelit Nansen për arsimim interkulturor. Aktivitetet ishin pjesë e temës mujore “Shqipëria” gjatë së cilës nxënësit mësuan më shumë për zakonet dhe vallet popullore në Shqipëri. Nxënësit argëtoheshin gjatë përgatitjes së posterave informativë me përmbajtjen e temave ditore dhe gjithashtu praktikonin vallëzimet shqiptare dhe vllehe.