Më 28 mars dhe 11 prill 2018, mësimdhënëset Radica Acevska dhe Mirsada Idrizi realizuan aktivitetin në temën “Zvicra”.
“Në pjesën kryesore të aktivitetit pason bisedë e shkurtër për veçorit e Zvicrës që nxënësit të njoftohen më shumë për karakteristikat e këtij shteti. Pastaj pasojnë udhëzimet për aktivitetet për secilin grup. Grupi I – bën hartën e Zvicrës(në hartë janë të shënuara fushat me ngjyra të ndryshme për shkak të gjuhëve të cilët fliten në çdo pjesë). Pastaj nxënësve u jepen numrat të shkruara në 4 gjuhë (italisht, frëngjisht, gjermanisht, rumanisht) dhe kanë për detyrë ti vendosin numrat prej 1-20 sipas gjuhës me të cilën flitet në pjesë të caktuar të Zvicrës.
Grupi II -punojnë orët e ndryshme;
Grupi III-punojnë poster me veshje tradicionale të Zvicrës dhe punojnë radhitëse me bukuritë natyrore të Zvicrës;
Grupi IV-punojnë poster me lloje të ndryshme të çokollatës dhe ëmbëlsirave nga çokollata”. R. Acevska dhe M. Idrizi