Më 6 dhe 13 dhjetor 2017 mësimdhënëset Radica Acevska dhe Mirsada Idrizi realizuan aktivitetin ditor me temën “Gjermania” si pjesë e temës mujore “Nëpër Evropë” në suaza të sekcionit Paqe dhe tolerancë.
Qëllimet dhe detyrat e aktivitetit:
- Njoftimi i nxënësve me simbolet shtetërore të Gjermanisë si dhe me specifikat dhe kostumet tradicionale;
- Aftësimi i nxënësve për shfrytëzim të drejtë të disa frazave kulturore– sociale të gjuhës gjermane;
- Nxitja e interesimit të fëmijëve për lexim dhe zbulim të përrallave klasike nga autorë gjerman;
- Zhvillimi i shprehive kulturore-higjienike gjatë konsumimit të llojevetë ndryshme të prodhimeve të reja ushqimore;
- Të krijojnë mendim të përbashkët (koncenzus) gjatë mendimeve të ndryshme si dhe thellimi i raporteve bashkëpunuese konstruktive në mes fëmijëve.