Më 17 dhe 24 nëntor 2017 mësimdhënëset Suzana Spahiu dhe Maja Trajkoska realizuan aktivitetet nga seksioni i Artit me nxënësit e klasave të para. Qëllimet e aktivitetit ishin:
– Ushtrimi i përdorimit të drejtë të materialit për pikturim dhe vizatim;
– Mundësimi i ngjyrosjes së sipërfaqeve të mëdha me një gamë më të madhe ngjyrash;
– Zhvillimi i grafomotorikës, si dhe koordinimi sy-dorë;
– Inkurajimi i shprehjes artistike të natyrës së vëzhguar.