Më 29 janar 2019, mësimdhënëset Svetlana Koçovska dhe Afërdita Amedovska, së bashku me nxënësit e klasës së tretë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Ndotësit e ajrit” nga Eko Sekcioni i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Mësimdhënësit realizuan aktivitetet hulumtuese në të cilat nxënësit morën pjesë në mënyrë aktive. Përmes aktiviteteve hulumtuese, nxënësit thellojnë njohuritë e tyre, zbulojnë dhe bëhen të vetëdijshëm për fenomene të caktuara natyrore, si mjegulla, smogu dhe tymi.

Qëllimet e këtyre aktiviteteve janë: thellimi i njohurive paraprake për karakteristikat e ajrit si një nga parakushtet për jetesë, zbulimi i shkaqeve për fenomene të caktuara natyrore, nxitja dhe kultivimi i marrëdhënieve konstruktive bashkëpunuese gjatë kryerjes së detyrave hulumtuese si dhe aplikimi i njohurive të fituara në jetën e përditshme.