Më 27 dhjetor 2018, mësimdhënësit Spasiçe Nikollovska dhe Isnisha Salioski nga shkolla periferike “Nikola Karev”, f.Borinë, realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore Komunikacioni tokësor, sekcioni i Komunikacionit nga Programi vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore për klasën e dytë.

Krahas njohes me mjetet e komunikacionit, mënyrën e lëvizjës së tyre dhe funksionimin, nxënësit  kanë bërë edhe ndërtimin  e disa prej automjeteve duke përdorur mjete dhe vegla të ndryshme.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë zgjerimi i njohurive të nxënësve për komunikacionin tokësor dhe përkrahjen e interesit fëmijëror për to, aftësimi i nxënësve për klasifikim të pavarur të mjeteve të komunikacionit, zhvillimi i fantazisë, kreativitetit fëmijëror si dhe origjinalitetit përmes zbulimit të mjeteve të reja të komunikacionit.