Më 10 tetor, 2018 Qendra për Dialog Nansen Shkup ndau mirënjohje për znj. Gordana Nastovska psikologe në shkollën fillore “Goce Dellçev” në Gostivar. Mirënjohja u prezantua nga drejtori ekzekutiv i QDN Shkup Sasho Stojkovski në shenjë falënderimi për bashkëpunim të vazhdueshëm, angazhimin dhe mbështetjen e aktiviteteve të realizuara në kuadër të modelit Nansen për arsimim interkulturor në suaza të shkollës fillore “Goce Dellçev” në Gostivar. Përveç bashkëpunim me nxënësit, arsimtarët dhe prindërit, QDN Shkup i jep rëndësi të veçantë bashkëpunimit dhe konsultimeve me shërbimet profesionale të shkollave, si thelbësore për mbështetjen e procesit të rregullt arsimor dhe të gjitha aktivitetet jashtëmësimore me karakter interkulturor.