Sot u bë ndarja e certifikatave studenteve të Fakultetit Pedagogjik “Shën. Kliment Ohridski” për prëfundimin e suksesshëm të trajnimit mbi arsimin interkulturor, i cili u organizua nga QDN Shkup në bashkëpunim me Forum ZFD dhe vetë fakultetin.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave urime deri tek studentet përcollën Prof. Dr. Lulzim Ademi, prodekan për finansa,  z. Arafat Shabani, zëvendës ministër i arsimit dhe shkencës së RMV, znjsh. Neal Raimi, projekt menaxhere në Forumin ZFD dhe z. Veton Zekolli, drejtor ekzekutiv i QDN Shkup.

Në kuadër të ceremonisë u shënua edhe hapja e kabinetit të burimeve didaktiko-metodike, si mbështetje për procesin mësimor në Fakultetin Pedagogjik.