Më 2 qershor 2015 pjesëmarrësve të grupit 10 nga Stolaci, Prozor/Rama dhe Mostari iu ndanë certifikatat për përfundimin e suksesshëm të nivelit bazik të trajnimit për arsimim të integruar. Në evenimentin morën pjesë Ministri i arsimit nga kantoni Hercegovina- Neretva, Zlatko Haxhiomeroviq, drejtori ekzekutiv i QDN Shkup, Sasho Stojkovski, drejtori ekzekutiv i QDN Mostar, Elvir Xhuliman, menaxherja e Qendrës për trajnim, Biljana Krsteska- papiq, projekt menaxheri i QDN Shkup, Veton Zekolli dhe koordinatorja për edukim, Sonaj Bilal.
QDN Mostar në bashkëpunim me QDN Shkup implementojnë projektin “Trajnimi i mësimdhënësve për arsimim të integruar” i cili inkuadron 18 mësimdhënës dhe drejtorë të shkollave në programin për ngritjen e kapaciteteve me qëllim të promovimit të arsimimit të integruar në kantonin Hercegovina- Neretva. Projekti është financiarisht i përkrahur nga Ambasada e mbretërisë Norvegjeze në Bosnje dhe Hercegovinë.
Programi i këtyre trajnimeve bazike është i konceptuar dhe i strukturuar që të ju mundësojë mësimdhënësve të njihen me karakteristikat, veçoritë dhe përfitimet nga Nansen modeli për arsimim të integruar, si dhe ti zhvillojnë aftësitë për realizim të suksesshëm të Programeve për aktivitete jashtëmësimore të integruara në shkollat me strukturë multietnike të nxënësve.
Mësimdhënësit e inkuadruar në projektin do të jenë përgjegjës për implementimin e programeve për arsimim të integruar sipas modelit Nansen në shkollat e tyre përkatëse duke filluar nga viti i ardhshëm shkollor.