Më 26 tetor, 2013, QDN Shkup organizoi ngjarje solemne për ndarjen e çertifikatave për dy grupe të mësimdhënësve të cilët me sukses përfunduan ciklin bazik të trajnimeve në suaza të Qendrës për trajnim- modeli Nansen për arsimim të integruar.

Gjatë enevenimentit 48 mësimdhënës fituan çertifikata për përfundim të suksesshëm të nivelit bazik të trajnimeve në suaza të Qendrës për trajnim pranë QDN Shkup.

Drejtori egzekutiv i QDN Shkup Sasho Stojkovski theksoi se interesi i madh për regjistrimin e arsimtarëve të rinj gjatë shpalljes së hapur për trajnimet bazike, është një tregues mjaft i rëndësishëm për rolin e Qendrës për trajnim në sferën edukative.

Kemi kënaqësinë që sot i ndajmë çertifikatat për grupet e para të arsimtarëve të cilët me sukses e përfunduan ciklim bazik të trajnimeve pranë Qendrës për trajnim- modeli Nansen për arsimim të integruar. Ju si pjesëmarës, do të fitoni një çertifikatë e cila është e pranuar ndërkombëtarisht dhe është e nënshkruar nga partneri ynë Këshilli për arsimim të integruar i Irlandës Veriore.
Dua të theksoj se jemi pozitivisht të befasuar nga grupi i dytë i arsimtarëve të cilët ishin të gatshëm të participojnë financiarisht për të ndjekur trajnimet, jemi të befasuar nga motivacioni dhe energjia e tyre për të vijuar trajnime sa më të mira dhe të njejtat ti aplikojnë në shkollat e tyre.
I uroj gjeneratat e reja të arsimtarëve të cilët janë fitues të bursave të plota dhe të pjesërishme  dhe besoj që njohuritë e fituara do të aplikohen jo vetëm në aktivitetet e projektit, por edhe gjatë mësimit të rregullt.”

Themeluesi i Nansen dialog rrjetit, Stajner Bryn e potencoi rolin e rënësishëm të mësimdhënësve në çdo shoqëri si dhe nevojën për përfitimin e njohurive dhe kompetencave të reja për të punuar në shoqëri multietnike.

Kjo qendër për trajnim i përgadit mësimdhënësit në një mënyrën më të mirë të mundshme- për shkak të faktit se ju ballafaqoheni me problemin e segregacionit, ndërsa ai problem është kanosje për shoqërinë tonë. Kjo d.th se ju përfitoni njohuri dhe kompetenca se si t’i mësoni fëmijët të jetojnë në mënyrën më të mirë të mundshme në Maqedoni. Modeli Nansen për arsimim të integruar i praktikuar në programin e Qendrës për trajnim përcjell një porosi të fortë: integrimi nuk do të thotë asimilim, por duhet të promovojë respektin e dallimeve.”

Gjatë fjalimit të saj, menaxhuesja e ekipit për edukim, trajnim dhe zhvillim pranë QDN Shkup, Biljana Krsteska Papic e theksoi nevojën për planifikimin strukturor dhe sistematik të trajnimeve për arsimim të integruar përmes prizmës së modelit Nansen për arsimim të integruar si dhe levërdinë afatgjate për mësimdhënësit të cilët kanë vijuar trajnimet.

Pjesëmarja në trajnimet për MNAI gjithesesi se ju ka vendosur përballë shumë dilemave, ka hapur shumë diskutime dhe ide të reja të cilat e stimuluan dëshirën dhe motivacionin tuaj olr tl vazhduar këtë proces shumështresor, gjë që e përdëftuat me vazhdimin gradual dhe aktiv në nivelin e avancuar të trajnimeve me anë të cilave dë t’ju mundësohet thellimi i argumenteve tuaja se pse është i nevojshëm arsimimi i integruar jo vetëm në kontekstin shoqëror të Maqedonisë por edhe në suaza botërore si një nevojë dhe tendencë bashkëkohore arsimore.

Pjesa e dytë e envenimentit i’u dedikua grupeve të reja të mësimdhënësve të cilat edhe njëherit janë dhe fitues të sipendioneve të pjesërishme dhe të plota të ndara nga ana e QDN Shkup dhe së shpejti do të jenë të inkuadruar në trajnimet e organizuara në Qendrën për trajnim.

Mësimdhënësit morën pjesë në dy prezantime të përgaditura nga ana e ekipit për edukim, trajnim dhe zhvillim pranë QDN Shkup në të cilat u informuan rreth levërdive dhe karaktersistikave të modelit Nansen për arsimim të integuar si dhe për programin i cili realizohet në suaza të Qendrës për trajnim.

For more photos, click here.