Urime të përzemërta për të gjithë mësimdhënësit, bashkëpunëtorët profesionistë, edukatoret nga tetë grupet, të cilët gjatë vitit 2020 përfunduan me sukses trajnimin për arsimin interkulturor.
Certifikatat, në vlerësim të angazhimit personal, vizionit dhe arritjeve të pjesëmarrësve, u dhanë nga ana e organizatave partnere: QDN Shkup, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Këshilli për Arsim të Integruar i Irlandës Veriore.
Faleminderit të gjithëve për angazhimin e përkushtuar, bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe motivimin me të cilin pasuruan trajnimet tona.