Me rastin e 100 vjetorit nga themelimi i Fakultetit Filozofik – Shkup, Komisioni për çmime dhe mirënjohje të fakultetit ia ndau çmimin jubilar Qendrës për Dialog Nansen Shkup, për mbështetjen e aktiviteteve të fakultetit për ngritjen e përgjegjësisë sociale/shoqërore.
Bashkëpunimi konstruktiv dhe i frytshëm me Fakultetin Filozofik vazhdon dhe plotësohet me aktivitete të reja të ardhshme me Institutin e Pedagogjisë dhe Psikologjisë, duke ofruar trajnime të vazhdueshme për arsimin interkulturor për studentët.
