Më 13 shkurt 2019, psikologu i shkollës Svetlana Asprovska Todoroviç bashkë me nxënësit e vitit të dytë realizuan punëtori në kuadër të temës “Ndjenjat e mia” nga Sekcioni “Unë dhe të tjerët”.
Në këtë punëtori të realizuar me rastin e Shën Valentinit – dita e të dashuruarve, nxënësit krijuan kornizë për fotografim, kartolina dhe kuti për mesazhe dashurie.
Qëllimet e aktivitetit janë: përkrahja e nxënësve gjatë shprehjes së ndjenjave të ndryshme, përkrahja e komunikimit dhe bashkëpunimit konstruktiv mes nxënësve nga bashkësi të ndryshme etnike si dhe përkrahja e vetë-organizimit tek nxënësit gjatë realizimit të aktiviteteve të përbashkëta.