Gjatë muajit shkurt, mësimdhënëset Ruhije Sali dhe Biljana Narashanova bashkë me nxënës së klasës së pestë realizuan aktivitetin ditor “PVC” në kuadër të temës mujore “Ndotësit dhe rreziqet” nga Eko sekcioni i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Aktiviteti filloi me lojë hyrëse e cila u realizua në çifte. Nxënësit diskutuan për simbolet e PVC-së, dhe më pas të ndarë në dy grupe krijuan një kuti nga materiali PVC, në të cilën do të mblidhen produkte me simbole të PVC. Kutinë e mbështollën me materiale me ngjyrë që të jetë më e dukshme dhe t’ua kujtojë njerëzve të mbledhin ambalazhet e plastikës në vende të posaçme.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë: nxitja e raporteve bashkëpunuese në grup me strukturë etnike heterogjene, realizimi i suksesshëm ekipor dhe në tandem i detyrave projektuese, zhvillimi i vetëdijes për klasifikimin e mbeturinave nga plastika në kontejnerë të posaçëm si dhe aftësimi i nxënësve për aplikim të pavarur të teknikës: riciklimi i materialeve të hedhurinave.