Më 25 shkurt 2019, mësimdhënësit Merita Ismajlovska dhe Valentina Bosilkovska bashkë me nxënësit e klasës së dytë realizuan aktivitetin jashtëmësimor “Në autoshkollë”.

Për realizimin e këtij aktiviteti nxënësit vizituan një autoshkollë dhe patën mundësinë nga afër të kuptojnë se kush mundet të drejtojë veturë, biçikletë dhe mjete të tjera të transportit dhe si bëhesh drejtues automjeti. Ata gjithashtu shikuan video dhe patën mundësi që të parashtrojnë pyetje për gjërat që iu interesonin.

Qëllimet e aktivitetit janë njoftimi i nxënësve më bazat e mësimit të simboleve, njofimi me rregullat e komunikacionit, rolin e auto shkollës si dhe kriteret për t’u bërë shofer. Gjithashtu qëllime të aktivitetit janë edhe zhvillimi i të menduarit logjik, fleksibël, divergjent dhe kritik tek nxënësit.