Në muajin dhjetor 2018, mësimdhënësit Jagoda Miteva dhe Kemal Alicov realizuan aktivitetin ditor „Në stacionin e autobusëve“ nga tema mujore„Komunikacioni tokësor“në kuadër të sekcionit të komunikacionit nga Programi vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore për klasën e dytë.

Nxënësit nëpërmjet lojës  improvizuan stacionin e autobusëve si dhe procesin e udhëtimit, sjelljen e pavarur dhe lëvizjen e sigurtë në rrugë.

Qëllimi i këtij aktiviteti është zgjerimi i njohurive të nxënësve për komunikacionin tokësor, aftësimi i tyre për klasifikim të pavarur të mjeteve të komunikacionit tokësor, zhvillimi i imagjinatës dhe kreativitetit fëmijëror për mjetet e komunikacionit.