Në periudhen kohore prej 5-9 dhjetor 2010, një delegacion nga Maqedonia qëndroi në një vizitë studimore në Mbretërinë e Norvegjisë. Ky delegacion përbëhej prej përfaqsuesve të Minisrtrisë për arsim dhe shkëncë, përfaqësues të Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Kryetarë komunash, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale (udhëheqës të sektorëve për arsim) dhe drejtorë të shkollave fillore dhe të mesme.

Organizator I vizitës ishte Organizata joqeveritare Qendra për Dialog Nansen nga Shkupi ndërsa qëllimi I vizitës ishte që anëtarët e delegacionit në detaje të njoftohen me punën e Rrjetit Nansen në Ballkan, Akademinë Nansen dhe të këmbejnë  përvoja nga fusha e arsimit dhe vetëqeverisjes lokale.

Në Lilehamer, delegacioni e vizitoi Akademinë Nansen dhe patën një takim me Prof. Inge Eidsvag – dekan I mëparshëm I akademisë. Profesor Eidsvag bëri një prezentim të historisë së Akademisë Nansen në Lilehamer e cila është themeluar në vitin 1938 dhe mbajti një ligjëratë për veprat dhe ndërmarrjet e një prej norvegjezëve më të njohur dhe fituesit të çmimit Nobel për paçe – Fridtjof Nansen. Profesor Eidsvag, miqtë nga Maqedonia në pika të shkurtëra I njoftoi edhe me strukturen dhe mënyren e parashtrimit të sistemit shkollor në Norvegji dhe angazhimet që po I bëjnë  autoritetet norvegjeze për integrimin  e nënësve të prejardhjeve të ndryshme etnike që jetojnë në Norvegji në  sistemin arsimor.

Pas prezentimit të sistemit arsimor, pasoi prezentimi për sistemin politik të Norvegjisë. Zonja Ingun Skurdal, zëvendëse e mëparshme e Kryetarit të Komunës , e spjegoi funksionimin dhe strukturen e sistemit politik në Norvegji, rolin e Mbretit dhe ingerencat e Tij, të qeverisë, parlamentit, regjioneve dhe vetëqeverisjes. Në prezentimin e saj zonja Skurdal foli për Parlamentin I cili aktualisht është I përbërë prej 7 partive politike, për përfaqësimin e barabart gjinor në përbërjen qeveritare (50-50) dhe për përqindjen e papunësisë në Norvegji I cili është vetëm 3%.

Pas përfundimit të vizitës së Akademisë Nansen, delegacioni nga Maqedonia pati një takim me Kryetaren e Komunës Lilehamer, Zonjen Sinove Brenden dhe zëvendës menaxhuesin e komunës, zotëri Bjorn Li. Përfaqësuesit e komunës bënë  një prezentim për strukturen dhe trupat e komunës prej të cilave mund të vërehej roli I administratës komunale e cila punon në mënyrë profesionale  dhe  të pavarur prej ndrrimit të partive politike të cilat vijnë në pushtet. Prej këtij prezentimi përshtypje lanë detajet  për numrin e banorëve të Lilehamerit I cili është 26.000, numri I të punësuarëve në administratë I cili është 6.000 dhe buxheti vjetor I komunës I cili për vitin 2010 ishte 194 milionë euro, pjesa më e  madhe e të cilave shpenzohen për shëndetësi, punët sociale dhe arsim.

Delegacioni nga Maqedonia e vizitoi edhe Shkollen fillore “Sore all” në Lilehamer ku pati mundësinë të përcjellë fillimin e një dite shkollore në këtë shkollë. Dita filloi me një manifestim të organizuar prej nxënësve të klasës së gjashtë dhe shtatë. Në mënyrë tradicionale, çdo të hënë në këtë shkollë java e punës fillon me një manifestim të përgatitur prej nxënësve. Nga ana e drejtoreshës së shkollës, Zonjës Bodil Alvir Moen u bë një prezentim I shkollës, për specifikat e kësaj shkolle e cila është e tipit të hapur, mënyren e mbajtjes së mësimit, mënyren e notimit dhe evaluimit të njohurive të nxënësve dhe shkurtimisht u sqaruan modelet e shkollimit fillor në Norvegji I cili zgjatë 7 vjet. Anëtarët e delegacionit nga Maqedonia e vizituan shkollën ndërsa ajo që iu la përshtypje ishte pajisja teknike e kësaj shkolle dhe literatura me të cilën disponon.

Pas vizitës së shkollës fillore në Lilehamer, delegacioni nga Maqedonia e vizitoi edhe kompaninë regjionale komunale “Glor” në Lilehamer. Nga ana e përfaqësuesve të kompanisë  u prezentua roli I “Glor” në Lilehamer. Nëpërmjet të kampanjave të ndryshme kjo kompani ka kontribuar që të ndryshojë vetëdija e qytetarëve të Lilehamerit që te hedhurinat mos të shikojnë vetëm diçka të ndotur por ato ti shikojnë  si resurse prej të cilave mund të përfitohet. Kompania “Glor” i mbledh, selekton, riciklon dhe 70% i përpunon hedhurinat duke I shëndrruar ato në energji elektrike dhe prodhime plastike. Fitimi  vjetor I kësaj kompanie  është rreth 1 milion euro.

Pas vizitës në “Glor”, anëtarët e delegacionit e vizituan Arenen olimpike në Lilehamer, vëndin ku u mbajt një pjesë e Lojrave olimpike në vitin 1994. Gjatë vizitës së kërcimores 120 metërshe, kishte stërvitje reprezentacioni norvegjez prandaj kjo u tregua si mundësi e mirë për tu bërë disa fotografi me kampionin e botës nga Norvegjia për kërcime individuale.

Aktivitet tjetër ishte vizita e muzeut Hunderfosen në Komunen Ojer. Në këtë komunë jetojnë 5000 banorë, një komunë e vogël por me turizëm të  zhvilluar.  Delegacioni ynë u takua me Kryetaren e Komunese cila e bëri një prezentim të strukturës dhe mënyrës së funksionimit të komunës. Edhe pse kjo është komunë e vogël sipas numrit të banorëve, Komuna Ojer është një komunë me teritor të madh dhe e pasur me terene për sporte dimërore dhe verore. Në këtë komunë cdo vit evidentohen rreth 800.000 bujtje turistike.

Pas përfundimit të vizitës në Komunën Ojer, delegacioni nga Maqedonia pat një takim me Prof. Steinar Brin – drejtorin e projektit për dialog Nansen për Ballkanin. Profesor Brin foli për prezencen dhe rolin e rrjetit Nansen në procesin e rikonsilimit të Ballkanit dhe për rezultatet e arritura  prej projekteve të cilat po I realizojnë zyrat e Nansenit në Ballkan. Fokusi I takimit me Prof. Brin ra në projektet të cilat po I realizonzyra Nansen në Shkup gjegjësisht modeli Nansen për arsimim të integruar I cili po implementohet në Komunat Jegunovce dhe Strumicë. Në këtë takim u hap një diskutim për përvojat e komunave multietnike dhe shkollave prej nga vinin miqtë nga Maqedonia si dhe mundësitë për zgjërimin e modelit Nansen dhe të projekteve për arsimim të integruar.

Norvegjia – Franca, Kampionati europian në hendboll për femra, ishte ngjarja e radhës në të cilin mori pjesë delegacioni nga Maqedonia. Ndeshja e hendbollit u zhvillua në palestren e sporteve në Lilehamer dhe me përkrahjen të cilen e kishte përfaqësuesja e Norvegjisë nga delegacioni I Maqedonisë, arriti të fitojë ndaj përfaqësueses së Francës me rezultat 33 : 22 .

Diten tjetër delegacioni u nis për në Osllo. Atje e vizituan njërën prej shkollave më të njohura multietnike në Osllo – shkollen Tojen. Drejtori I shkolles, zotri Tor Halgesen I njiftoi miqtë me historinë e shkollës dhe strukturen e nxënësve të cilët mësojnë në këtë shkollë. Ishin interesante të dhënat se në këtë shkollë mësojnë nxënës të 24 grupeve të ndryshme etnike ndërsa mësimi zhvillohet në gjuhen amtare dhe në gjuhen norvegjeze. Anëtarët e delegacionit patën mundësi të prezentojnë  në një pjesë të mësimit I cili zhvillohej në dy ose tri gjuhë. , varësisht prej moshës së nxënësve dhe njohjes së tyre të gjuhës norvegjeze.  Gjithashtu ishte impresionuese edhe pajisja teknike e shkolles, shfrytëzimi I aplikacioneve të internetit për bashkëpunim me prindërit dhe evidenca e cila udhëhiqet për avansimin e secilit nxënës vec e vec.

Pas vizitës së shkollës Tojen, delegacioni pati një mbledhje në Ministrinë e punëve të jashtme të Norvegjisë. Atje u takuan me zotëri Arild Sande Moberg, përfaqësues kryesor I MPJ të Norvegjisë për Maqedoninë. Në këtë mbledhje u bisedua për gjëndjen e arsimit në Maqedoni dhe avansimin në integrimin e nxënësve nëpër shkolla.

Vizita tjetër ishte në Qendren Europiane Vegerlendin në Osllo, një organizatë  e cila punon si qendër resursesh për trajnimin e arsimtarëve në fushën e mirëkuptimit të ndërsjellë kulturor dhe të drejtave të njeriut. Nga ana e përfaqësuesve të Qendrës u bë një prezentim për organizatën e tyre, për projektet dhe aktivitetet të cilat I kishin realizuar në Europën lindore ndërsa  u shpreh interesim për bashkëpunim me NDC Shkup për shtrirjen e projekteve të tyre edhe në Maqedoni.

Me këtë mbledhje përfundoi vizita studimore në Norvegji nga ana e delegacionit nga Maqedonia e cila përbëhej prej:
Zotëri Sadi Bexheti – Kryetar I Komunës së Tetovës; Zotëri Stevco Jakimovski – Kryetar I Komunës Karposh (Qyteti I Shkupit); Zotëri Goran Petrov – Kryetar I Komunës Veles; Zotëri Darko Mitevski – Kryetar I Komunës Makedonska Kamenica Zonjusha Rosica Toshevska – përfaqësuese e Ministrisë për arsim dhe shkencë; Zotëri Ahmet Qazimi – përfaqësues I Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit; Zotëri Marjan Daskallovski – Kryesues I Këshillit të Komunës së Strumicës; Zotëri Shefqet Zekolli – Udhëheqës I Sektorit për arsim në Komunën Çair (Qyteti I Shkupit); Zotëri Ilija Bogoev –Udhëheqës I Sektorit për arsim në Komunen Gazibaba (Qyteti I Shkupit); Zotëri Pero Gligorov – drejtor në SHMP “Mosha Pijade” – Tetovë; Zotëri Muzafer Rexhepi – drejtor në SHFK “Jane Sandanski” në Komunën “Çair”; Zotëri Dragi Petkovski –drejtor në SHFK “Avram Pisevski” – në Komunën Karposh;  Zonja Snezhana Koleva – drejtoreshë në SHFK “Mareshali Tito” në Komunën e Strumicës; Zotëri Sasho Stojkovski – Drejtor ekzekutiv I NDC Shkup; Zotëri Veton Zekolli –Koordinator projektesh në NDC Shkup; Zonjusha Hristena Antovska – gazetare në TV – A-1; Zotëri Goran Talevski – xhirues në TV A-1 dhe zotëri Veton Kodra – përkthyes.