(05.12, 2008) Eva Bueie Nygård – Drejtor në Shkollen fillore “Vidarheim“ në komunen Ојеr në Norvegji, e shoqëruar prej Profesor Steinar Brin – drejtor i rrjetit Nansen në Ballkan, më 5 Dhjetor e vizituan SHFDI “Fridtjof Nansen”. Drejtorja pati mundësi të njihet me punen dhe mënyren e funksionimit të shkolles dhe të bisedojë me arsimtaret dhe nxënësit për dygjuhësinë dhe integrimin e shkolles.
Për nderë të miqve nga Norvegjia, në shkollen fillore dygjuhësore të integruar, më 06. Dhjetor 2008 u mbajt një “Mbrëmje Norvegjeze”, kushtuar fituesit të çmimit Nobel për paqe Fridtjof Nansen. Në këtë manifestim moren pjesë edhe një pjesë e banorëve të komunes Jegunovcë të cilët nëpërmjet të aktiviteteve të NDC – Shkup patën mundësinë të vizitojnë Norvegjinë, një pjesë të ekipit të NDC – Shkup dhe Bujanoc – Serbia Jugore. Në të njejten mbrëmje u prezantua filmi dokumentar “Mbreti i akullt” (BBC) i cili i kushtohet ndërmarrjes hulumtuese të Fridtjof Nansen për zbulimin e polit të veriut. Nga ana e NDC – Shkup u tha se ngjarje të llojit të këtillë, kushtuar kultures dhe tradites së Norveëgjisë do të organizohen edhe në të ardhmen, së paku një herë në muaj.