Një Memorandum bashkëpunimi u nënshkrua në 24 mars 2021 midis Qendrës së Dialogut Nansen Shkup dhe Universitetit Internacional të Ballkanit, Shkup. Ky hap do të ketë një ndikim të rëndësishëm dhe pozitiv në sensibilizimin e studentëve nga Universiteti Internacional i Ballkanit për aspektet e shumta të arsimit interkulturor. Përmes bashkëpunimit me UIB, do të realizohen trajnime me karakter interkulturor të destinuara për studentët nga vitet e fundit të studimeve universitare.
