Si organizata partnerë, QDN Shkup dhe Forum ZFD, me 05.03.2020, nënshkruajtën Memorandum për bashkëpunim me Fakultetin Pedagogjik Shën Kliment Ohridski, Shkup, me qëllim të realizimit të ciklit të trajnimeve me karakter interkulturor, për studentët të cilët janë në vitet e fundit të studimeve deridiplomike.

Trajnimet do të mundësojnë senzibilizim të studentëve për shumë sfida të arsimit interkulturor, si në kontekst lokal, ashtu edhe në korniza globale. Të njëjtat do të mundësojnë edhe rishikim të një numri të madh qasjesh dhe intervencash edukativo-arsimore. Trajnimet do të realizohen në dy/tre gjuhë me qëllim të kyçjes së të gjithë studentëve të interesuar nga Fakulteti Pedagogjik Shën Kliment Ohridski, Shkup.

Iniciativa e këtij lloji do t’i mbështet edukatorët dhe mësimdhënësit e ardhshëm në senzibilizimin interkulturor dhe ndërtimin e kompetencave interkulturore, të nevojshme për angazhimin e  tyre profesional të mëtejshëm.