Më 29 tetor 2014, QDN Shkup nënshkroi marrëveshje partneriteti me komunën e Krushevës për përfshirjen e modelit Nansen për arsimim të integruar në shkollat fillore të komunës, në f. Sazhdevo dhe f. Borinë. Marrëveshja u nënshkrua nga ana e kryetarit të Komunës së Krushevës z. Gjorgji Dameçevski dhe drejtorit ekzekutiv të QDN Shkup z. Sasho Stojkovski.
Projekti do të përfshijë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit (maqedonas dhe shqiptar) përmes programeve të veçanta të hartuara nga QDN Shkup.