Më 28 mars 2015 drejtori ekzekutiv i QDN Shkup, Sasho Stojkovski dhe drejtori ekzekutiv i QDN Mostar, Elvir Xhuliman e nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim mes Qendrës për dialog Nansen Shkup, Maqedoni dhe Qendrës për dialog Nansen Mostar, Bosnje dhe Hercegovinë me qëllim që të realizohen aktivitete konkrete për zhvillimin dhe promovimin e arsimimit të integruar në Bosnje dhe Hercegovinë.

Qëllimi i marrëveshjes është të themelohet bashkëpunimi mes dy organizatave si dhe të definohen të drejtat, obligimet dhe aktivitetet të cilat do të ndërmerren për realizimin e modelit Nansen për arsimim të integruar në Bosnje dhe Hercegovinë.