Më 23 janar, 2014, Qendra për dialog Nansen Shkup nënshkroi marrëveshjen për bashkëpunim me komunën e Tetovës me qëllim që të themelojë bashkëpunimin e mëtutjeshëm në suaza të projektit Modeli Nansen për arsimim të integruar pranë SHMP “Mosha Pijade” Tetovë, gjegjësisht në paralelet e disperzuara në f. Preljubishte, komuna e Jegunovcit.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe drejtori ekzekutiv i QDN Shkup, Sasho Stojkovski.

Në evenimentin ishan gjithashtu prezent udhëheqësi i departamentit për arsim pranë komunës së Tetovës, Ahmet Qazimi, drejtori i SHMP “Mosha Pijade”, Boris Stojanovski si dhe përfaqësuesit e QDN Shkup Biljana Krsteska- Papiq, Anica Onosimoska dhe Mirlinda Alemdar. Kryetarja e  komunës së Tetovës z-nj. Arifi shprehi përkrahjen për modelin Nasen për arsimim të integruar të implementuar në rajonin e Tetovës si dhe diskutoi rreth ideve dhe planeve të ardhshme të lidhura me projektin e QDN Shkup.

 

For more photos, click here.