Gjatë muajit shkurt 2019, mësimdhënëset Elena Popovska dhe Lindita Jusufi, me nxënësit e klasës së shtatë realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore “Nëpër Evropë – Skocia dhe Uellsi” nga Sekcioni Arsimim për paqe dhe tolerancë i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Nëpërmjet të lojërave hyrëse nxënësit u njoftuan me temën ditore: Gjuha, muzika, ushqimi dhe traditat. Për realizimin e aktivitetit ditor nxënësit punuan në grupe në të cilat krijuan korniza për fotografi si dhe bashkuan pjesëza formuese me flamujt e Skocisë dhe Uellsit. Ata gjithashtu përgatitën pllakate me informata për gjuhën, instrumentet muzikore, veshjet tradicionale dhe ushqimet.

 Qëllimet e këtyre aktiviteteve janë: thellimi i njohurive paraprake të nxënësve për traditat dhe gjuhën në Skoci dhe Uells, pasurimi i fjalorit aktiv të nxënësve me nocione të reja në korrelacion me situatat programore, nxitja dhe përkrahja e klimës pozitive socio-emocionale në grup me përbërje etnike heterogjene, kultivimi i lidhjeve të fuqishme interaktive në mes të nxënësve gjatë realizimit të detyrave projektuese grupore.