Më 25 mars 2019, mësimdhënëset Todorka Nane dhe Nadica Nane bashkë me nxënës të klasës së pestë realizuan aktivitetin ditor “Gruri” në kuadër të temës “Nga fara deri te fryti” nga Eko sekcioni i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.
Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësi të mësojnë rreth grurit si një nga drithërat më të rëndësishme. Ata kërkuan informata në lidhje me grurin në Internet, për të kuptuar se nga ku e ka origjinën, në cilat vende kultivohet, si kultivohet, në çfarë lloj forma mund të gjendet, përdorimi në ushqim dhe rëndësia e tij për shëndetin e njeriut. Në fund të aktivitetit, nxënësit krijuan pllakat me ndihmën e fotografive në të cilat ishte paraqitur gruri.
Qëllimet e këtij aktiviteti janë: njohja me rolin dhe rëndësinë e grurit si pjesë e të ushqyerit të shëndetshëm, si parakusht për rritje dhe zhvillim të drejt, nxitja e kuriozitetit tek nxënësit për ndërgjegjësim dhe hulumtim, nxitja e bashkëpunimit midis nxënësve dhe mësuesve nga të dyja grupet, inkurajimi dhe mbështetja e një klime pozitive socio-emocionale në grup si dhe pasurimi i fjalorit aktiv të nxënësve me koncepte të reja nga të dy gjuhët.