Gjatë muajit nëntor 2018, mësimdhënësit Fatmire Mahmudi dhe Mirjana Nevenova realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore Ngjyrat dhe tonet nga Sekcioni i Artit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore sipas modelit Nansen.

Me qëllim që të mësojnë më shumë për spektrin e ngjyrave, ata realizuan aktivitetin me temë “Me ngjyra të ngrohta dhe të ftohta deri tek kompozicioni”. Gjatë aktivitetit nxënësit vizatuan dhe ngjyrosën fruta vjeshtore duke kombinuar ngjyrat e ftohta dhe të ngrohta të spektrit të ngjyrave. Nëpërmjet lojës ata realizuan aktivitetin “Si ndikojnë ngjyrat te ne? ” i cili u ndihmoi nxënësve që të shprehin ndjenjat dhe kreativitetin e tyre nëpërmjet ngjyrave të ndryshme.

Qëllimet e këtyre aktiviteteve janë përkrahja e komunikimit dhe bashkëpunimit konstruktiv mes nxënësve dhe arsimtarëve nga dy bashkësi të ndryshme etnike, nxitja e potencialit kreativ tek nxënësit përmes kombinimit të ngjyrave të ngrohta dhe të ftohta, kultivimi i interesit për krijimtarinë artistike si dhe ndjenjës për njohjen e estetikës në veprat e artit.