Gjatë muajit dhjetor të 2018, mësimdhënësit Kristina Stojanova dhe Zerin Kokoljari me nxënësit e klasës së gjashtë realizuan aktivitete nga seksioni i Artit nga Programi vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Nxënësit patën mundësi të njoftohen me njëri tjetrin dhe së bashku realizuan aktivitete në kuadër të temës mujore, Ngjyrat dhe tonet.

Qëllimet e këtyre aktiviteteve janë, përkrahja e komunikimit dhe bashkëpunimit konstruktiv mes nxënësve dhe arsimtarëve nga dy bashkësi të ndryshme etnike, përkrahje e klimës pozitive socio-emocionale brenda grupit, shtytja e kreativitetit dhe origjinalitetit tek nxënësit përmes shprehjes dhe krijimtarisë artistike, kultivimi i interesit për krijimtarinë artistike si dhe ndjenjës për njohjen e gjërave estetike në rrethin e afërt, përmirësimi i shkathtësive për përdorim të drejtë të teknikave të ndryshme artistike.