Më 18 shkurt 2019, mësimdhënësit Darko Taleski dhe Natasha Zabrçanec me nxënësit e klasës së gjashtë realizuan aktivitete në kuadër të temës “Ngjyra dhe tone” nga sekcioni i Artit i Programit vjetor për aktivitete jashtëmësimore interkulturore.

Mësimdhënësit shpjeguan llojet e ngjyrave dhe ndarjen e tyre në ngjyra të ftohta dhe të ngrohta dhe para nxënësve prezantuan shembuj të veprave në të cilat ishin aplikuar ngjyrat e ngrohta dhe të ftohta. Pastaj, nxënësit në grupe vizatuan dhe ngjyrosën forma të ndryshme që i asocojnë nxënësit me disa ngjyra, p.sh. ngjyra e verdhë – dielli, limoni dhe të ngjashme. Në fund, secili grup vendosi format e vizatuara në pllakat, duke i kushtuar vëmendje ndarjes korrekte ngjyrave të ngrohta dhe të ftohta, duke i vendosur në kolonën e duhur. Ata gjithashtu shkruan emrat e ngjyrave në maqedonisht dhe turqisht.

Qëllimet e aktivitetit janë: shtytja e potencialit kreativ tek nxënësit nëpërmjet kombinimit të ngjyrave të ftohta dhe të ngrohta, bashkëpunimi i ndërsjellë konstruktiv, ndihma gjatë realizimit të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe inkurajimi i marrëdhënieve bashkëpunuese në grup me një strukturë etnike heterogjene.