Një pjesë e ekipit të Qendrës për dialog Nansen Shkup merr pjesë në grupin e ekspertëve të formuar nga Ministria e arsimit dhe shkencës të Republikës së Maqedonisë, i cili ka për detyrë të rishikojë planet dhe programet ekzistuese dhe të hartojë planet dhe programet e reja mësimore për arsimin fillor.

Me pjesëmarrjen e QDN Shkup në krijimin e planeve dhe programeve të reja mësimore, do të kontribuohet drejt përmirësimit të cilësisë së tyre në aspektin multikulturor dhe interkulturor, duke kontribuar në ndërtimin e një mjedisi interkulturor edukativo- arsimor në vend.

MASH shpalli faqen e internetit www.roo.mk e cila përmban informata për reformat në arsim, si një mjet për përfshirjen aktive të subjekteve të interesuara në krijimin e planeve dhe programeve të reja mësimore në arsimin fillor.