Më 2 mars 2018, tandemi i mësimdhënësve Frosina Maneva dhe Selver Abazi realizoi aktivitetet hyrëse jashtëmësimore sipas modelit Nansen për arsimim ndërkulturor me nxënësit e klasës së tetë dhe të nëntë të inkuadruar në projekt. Qëllimi i aktivitetit ishte njohja e ndërsjellë e nxënësve dhe të krijimi i një ambienti pozitiv brenda klasës. Kjo u arrit përmes aktiviteteve të ndryshme zbavitëse dhe lojërave të realizuara nga mësimdhënësit duke përdorur bashkëpunimin në tandem dhe qasjen dygjuhësore. Nxënësit në mënyrë aktive morën pjesë në të gjitha aktivitetet e planifikuara dhe kishin rastin të njihen me moshatarët nga klasat tjera. Gjatë aktivitetit të dytë, nxënësit argëtoheshin së bashku gjatë festimit të përbashkët të ditëlindjes.