Më 15 maj, 2013, nxënësit e kyqur në projektin “Modeli Nansen për arsimim të integruar” pranë shkollës fillore “Rajko Zhinzifov” (Ismail Qemali) vizituan kazermën “Ilinden” në Shkup. Përfaqësuesit e Armatës së Maqedonisë organizuan një shëtitje rreth kazermës gjatë së cilës prezantuan një pjesë të sekcioneve të armatës, duke përfshirë dhe disa nga pajisjet të cilat përdoren nga ana e ARM-së si dhe një pjesë të pajisjeve mbrojtëse. Vizita e kazermës përfondoi me një piknik të shkurtër në oborrin e kazermës ku nxënësit kishin një pamje të bukur nga lartësia mbi qytetin e Shkupit, me ç’rast përfaqësuesit e kazermës ju dhuruan pako freskuese nxënësve.