Më 5 dhe 13 prill 2018 mësimdhënëset Lençe Angjelkoska dhe Afrime Durmishi realizuan aktivitetin jashtëmësimor me temën “Oborr i hareshëm fshati” si pjesë e sekcionit të artit.
“Nxënësit ulen në grupe të cilat janë të shënuara me fotografi të kafshëve përkatëse (lopë, dele, mace, gjel, etj) Çdo grup ka materialet e nevojshme për punë letrat, markerë, modelet e kafshëve shtëpiake. Mësueset japin udhëzime për punë në grup dhe nxënësit në hamer vizatojnë kafshë shtëpiake dhe një oborr fshati. Gjatë aktiviteteve, në prapavijë lëshohen këngë të fëmijëve në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Kur vizatimet janë të gatshme, secili grup paraqet vizatimet me oborrin e hareshëm të fshatit duke shëtitur midis grupeve“. L. Angjelkoska dhe A. Durmishi.