Nga 11-13 Mars, 2011, ne Oher, Qendra per Dialog Nansen Shkup organizoi seminar tre-ditor me teme  „Komponenta dygjuhesore ne aktivitetet jashtemesimore“.

Ne seminar moren pjese profesore dhe arsimtar nga shkollat e integruara ne Strumice dhe Jegunovce. Perfaqesues nga sektori i arsimit dhe Byroja per zhvillimin e arsimit nga Strumica. Ne rolin e ligjeruesve ishin te ftuar Prof. Dr. Ann Keleher dhe Keli Rajan nga Univerziteti Pacifik Luteran i Tahomes, Sietell ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Genc Gorani- projekt koordinator ne Qendren per Dialog Nansen nga Sarajeva, Bosnja dhe Hercegovina. Perfaqesuesit nga UPL e prezentuan sistemin arsimor nga disa shtete te SHBA-ve, te cilat meren parasysh ne aspektin e integrimit ne arsim. Keto dy tema ishin shume interesante per pjesemaresit, pas cilave pasuan shume pyetje. Perfaqesuesi nga QDN Sarajeve i prezentoi aktivitetet nga projekti i cili implementohet ne komunen e Srebrenices dhe Bratunacit, sfidat me te cilat ballafaqohen ne keto dy komuna, segregacioni  ne sistemin arsimor ne shkollat ne BdheH dhe aktivitetet te cilat ndermeren nga ana e QDN Sarajeve ne shkollat e ketyre dy komunave.

Pas prezentimeve nga SHBA dhe BdheH vijuan prezentime nga nga ekipi per edukim, trajnim dhe zhvillim prane Qendres per Dialog Nansen ne Shkup.

Biljana Krsteska-Papic, Teuta Ramadani- Rasimi dhe Anica Onosimoska e rrumbullaksuan diten e pare te punes, me prezentimin e dy shfaqjeve te 8 Marsit, te cilat u analizuan dhe sherbyen si baze per dhenien e me shume rekomandimeve per krijimin e produkteve kualitative ne suaza te aktiviteteve jashtemesimore.

Diten e dyte ekipi per ETZH e realizoi puntorine interaktive me teme: „Komponenta dygjuhesore ne aktivitetet jashtemesimore“, gjate se ciles u perpunuan vecorite e qasjes dygjuhesore dhe roli i parafrazimit si lidhje mes te dy gjuheve.

Seminari u realizua me perkrahje financiare nga Sekretarijati per implementimin e marreveshjes se Ohrit prane Qeverise se RM-se.

For more photos, click here.