Më 20 prill 2018, mësimdhënësit Spasiçe Nikolovska dhe Isnisha Salioski realizuan aktivitetin jashtëmësimor në temën “Origami”. Qëllimet e aktiviteteve ishin: inkurajimi i atmosferës pozitive në grup, si dhe forcimi i ndërveprimit ndërmjet nxënësve; njoftimi i nxënësve me procesin punimit të dekorimeve; zhvillimi i muskujve të imët të dorës gjatë manipulimit me mjetet për pune; të mësuarit përmes lojës; të mësuarit e koncepteve në të dy gjuhët (maqedonisht dhe shqip) të lidhura me temën; nxitja e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë gjatë punës; inkurajimi i durimit, saktësisë në kryerjen e aktiviteteve; zhvillimi i kreativitetit dhe inventivitetit, si dhe aftësimi i nxënësve për të njohur komponentët estetike në produktet përfundimtare.