Më 11 qershor, 2014, delegacioni i udhëhequr nga Komisarja e lartë për pakica kombëtare pranë OSBE-së- Astrid Tors, këshilltarja e lartë e KLPK- Stefani Marsal dhe këshilltarja personale e KLPK- Sirpa Raucio vizituan Qendrën për dialog Nansen Shkup. Delegacioni realizoi takim me përfaqësuesit e QDN Shkup dhe një grup të arsimtarëve dhe profesorëve të cilët janë implementues të modelit Nansen për arsimim të integruar si dhe pjesëmarrës në trajnimet e organizuara në suaza të Qendrës për trajnim për arsimim të integruar. Gjatë takimit, përfaqësuesit e QDN Shkup prezantuan qëllimet dhe leverditë e modelit Nansen për arsimim të integruar si dhe strukturën dhe programin e Qendrës për trajnim për arsimim të integruar. Gjatë mbledhjes, mësimdhënësit shprehën përshtypjet e tyre rreth sfidave dhe leverdive nga realizimi i aktiviteteve të integruara jashtëmësimore në suaza të shkollave të tyre.
For more photos click here.