Tandemi i mësueseve Fatmire Mahmudi dhe Mirjana Nevenova të cilat aktvitetet e tyre të Modelit Nansen për arsim interkulturor, bazuar në Sekcionin e Artit të programit për arsim interkulturor, bashkë me nxënësit e klasës së katërt realizuan aktvitetet e para të muajit tetor 2018, nga tema mujore Këndi ynë i artit.

Nxënësit në grupe, me teknika të ndryshme vizatuan disa mjete shkollore dhe të njëjtat i emërtuan në gjuhën që flasin. Secili grup prezantoi dhe shpjegoi se me cilën teknikë kanë vizatuar dhe punimet e tyre i vendosën në pano.

Qëllimet e këtij aktiviteti janë përkrahja e komunikimit dhe bashkëpunimit konstruktiv mes nxënësve dhe arsimtarëve nga dy bashkësi të ndryshme etnike, shtytja e kreativitetit dhe origjinalitetit tek nxënësit përmes shprehjes dhe krijimtarisë artistike, kultivimi i interesit për krijimtarinë artistike si dhe ndjenjës për njohjen e estetikës në veprat e artit, kultivimi i talenteve dhe aftësive fëmijërore në pajtim me potencialin e tyre individual.