8 qershor 2012 – QDN Shkup në partneritet me Analitika realizuan me sukses projektin ” Akcion i gjelbër në shkollë për ardhmëri më të mirë “. Projekti u koordinua nga Veton Zekolli- Menaxher i Projektit në QDN Shkup dhe Ana Stojilovska- udhëheqëse e Programit të Energjisë dhe Infrastrukturës në Analitika.
Projekti është përkrahur financiarisht nga Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore (REC), me mbështetjen e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim (ADC), Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë.
Kohëzgjatja e projektit: 15 nëntor 2011 – 8 qershor 2012
Target group: Grupi i synuar: grupi i synuar i këtij projekti ishin nxënës së klasës IV në dy shkolla fillore “Rajko Zhinzifov” – Shkup dhe “Shemshovë” – Jegunovcë dhe mësuesit e tyre. Grupi i dytë ishin nxënësit tjerë në dy shkollat, prindërit dhe nëpunësit në komunat Çair dhe Jegunovcë të cilët punojnë në fushën e arsimit. Qëllimi i projektit ishte të kontribuojë për ngritjen e vetëdijes në mesin e nxënësve të klasës së IV dhe për të mbështetur përfitimin e shprehive eko-miqësore me qëllim të përgjithshëm për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe zhvillimin e ndjeshmërisë më të madhe ndaj mjedisit nga mosha më e re.
Pakoja e Gjelbër Junior është një mjet i projektuar posaçërisht për arsimin në çështjet mjedisore për nxënësit e klasës IV, me qëllim rritjen e vetëdijes në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm të shkollave në Maqedoni. Ajo do të përdoret si një material mësimor në shkollat fillore duke filluar nga viti akademik 2012/2013. Versioni i parë i pakos është përdorur si bazë për përgatitjen e orëve dhe aktiviteteve për këtë projekt me qëllim të përfitimit të reagimeve të grupit të synuar. Pakoja është e përbërë nga 12 tema, çdo temë përkatëse përmban lojra, pyetjeve dhe aktivitete të ndryshme për nxënësit e moshës më të re.
Aktivitetet e projektit dhe rezultatet:
– aktivitete praktike në natyrë dhe klasë duke përfshirë materialet dhe temat nga Pakoja e Gjelbër Junior.
– Më shumë se 50 aktivitete të tilla janë mbajtur dhe janë aplikuar 9 tema nga Pakoja.
– Mësuesit dhe nxënësit janë furnizuar me materiale nga Pakoja e Gjelbër junior dhe materiale të tjera me qëllim të organizimit dhe zbatimit të orëve
– Zgjedhja e temave është bërë në bashkëpunim të ngushtë me mësuesit në përputhje me programet e tyre të punës dhe nevojat dhe interesat e nxënësve.
Rezultatet e projektit:
• Përmirsim i njohurive dhe shkathtësive praktike të nxënësve për çështjet e mjedisit;
• Rritje e eko vetëdijes dhe përfitimi i eko-shprehive tek nxënëxit;
• Nxënësit dhe arsimtarët u njohën me përmabjten e Pakos së Gjelbër Junior;
• Përfitimi i sygjerimeve nga ana e arsimtarëve në lidhje me Pakon e Gjelbër Junior
• Përmirësimi i bashkëpunimit në mes të nxënësve,arsimtarëve, prindërve dhe organizatave të shoqërisë civile.