Më 31 janar 2018, mësimdhënëset Zaharica Rujanoska dhe Todorka Nane përgatitën dhe zbatuan aktivitetin interkulturor me nxënësit e përfshirë në aktivitetet e projektit Nansen. Aktiviteti u realizua si pjesë e temës mujore “Serbia dhe Bullgaria” në kuadër të programit “Arsimi për paq dhe tolerancë”.
Qëllimet e aktivitetit ishin:
- Njohtimi i nxënësve me burimet natyrore të vendeve fqinje (Serbisë dhe Bullgarisë) dhe qendrat e tyre rekreative dimërore;
- Pasurimi i fjalorit aktiv me terma të reja që lidhen me aktivitetin;
- Inkurajimi dhe mbështetja e klimës pozitive socio-emocionale në grup;
- Nxitja e ndërveprimit midis nxënësve.