Më 3 prill 2014, drejtori ekzekutiv i QDN Shkup, Sasho Stojkovski dhe projekt menaxheri, Veton Zekolli vizituan shkollën e integruar “Scharnhorst Gesamtschule” në Dortmund, Gjermani ku mësimin e ndjekin 1040 nxënës me prejardhje të ndryshme etnike dhe religjioze. Gjatë ditës, përfaqësuesit e QDN Shkup realizuan takim me z. Reinar Kopf nga organizata “Forum fur eltern und schule”. Gjatë vizitës së punës në Gjermani, përfaqësuesit e QDN Shkup vizituan disa shkolla të integruara dhe realizuan takime në organizata të ndryshme.
